8-nëntori përkon me Ditën Kombëtare të gjuhës Shqipe.
Në këtë ditë, më 8 nëntor 1462 janë shkruar në shqip, me gërma latine, fjalët:
“Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë”.
Ndaj dhe kjo ditë vler3ësohet si një nga ditët më të bukura për çdo shqiptar.
Këtë formulë, Arqipeshkëvi i Durrësit Pal Engjëlli, ua la nanave e gjysheve që ta përdornin për të pagëzuar fëmijët e tyre, sepse po vinin kohë të vështira, duke qenë se hordhitë turke kishin përparuar shumë e po bëheshin gati të mësynin akoma më shumë.
Këto fjalë janë tepër të rëndësishme për të krishterët sepse me anë të këtyre fjalëve, të ujit dhe të Shpirtit Shenjtë besojnë se bëhen krijesa të reja në Krishtin.
Por janë të rëndësishme për çdo shqiptar, sepse dëshmojnë me shkrim se këtu flitej shqip. Gjuha shqipe ka bashkua një popoll dhe nuk është e rëndësishme nëse je i krishterë, myslimanë, agnostikë apo ateistë. Mësohet se vendi ku u shkrua për herë të parë shqip ka qenë në Dioqezën e Rrëshenit, në Qafkajshë të Macukullit në Mat.