Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur klasën e pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Bashkinë e Libohovës.
Shkak është bërë infektimi i 8 nxënësve me Covid-19 që do të thotë afro gjysma e klasës. Ndërkohë që nxënësit janë izoluar për të mos infektuar të tjerët.
Klasa nuk do të jetë funksionale për dy javë të plota, por afati mund të rishikohet derisa rezultatet e testeve të dalin negative.
Po ashtu mësohet se përveç klasës, janë mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA për të njëjtën arsye.
/Priza.al/