Mbledhje Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka përfunduar pas 8 orësh. Jashtë selisë blu tanimë ka folur edhe kreu i grupit Enkelejd Alibeaj.
Ai është shprehur se shumica dërrmuese e deputetëve ishin të mendimit se procesi i njëanshëm nuk çon drejt bashkimit të Partisë Demokratike.
Gjithashtu shtoi se u kërkua që të ketë një proces ku mos të ketë përjashtime.
Pjesë nga fjala e Alibeajt:
Zoti Berisha erdhi dhe si gjithmonë unë i thashë të njëjtat gjëra, siç e keni marrë vesh. Vura re që shumica dërrmuese e kolegëve konsastuan disa gjëra të thjesht që konstatojnë gjrat që çojnë te bashkimi. Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, ky është konstatimi i parë. Një shumicë dërrmuese kërkoi që bashkimi të realizojhhet në bazë të një procesi rë përbashkët ku most të ketë përjashtimi. Riorganizimi të filloj nga qeliza, seksioni e më pas të grupseksioni e kështu me radhë. Kjo u tha nga deputetët të cilët e ofruan këtë zgjidhje. Unë ju ofrova deputetëve që nesër çdo deputet të propozojë në mënyrë shtjeelluese propozimin e vetë.