8 të izoluar në regjimin ’41 bis’, paralajmëron Manja: Do futen të tjerë, ndërpresim urdhrat nga burgu për të kryer krime jashtë

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin 41 biss do të futen edhe të dënuar të tjerë.

8 persona janë aktualisht në regjimin e posaçëm njohur si “41-bis”, ndërsa të tjerë pritet të futen në të. Kjo është paralajmëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se në këtë regjim të ashpër do të futen edhe të dënuar të terë të rrezikshëm.

Qëllimi i këtij regjimi, për Manjën është për të ndërprerë komunikimin e të dënuarve të rrezikshme me ‘ushtarët’ e tyre jashtë, ku  japin urdhra nga burgu për të kryer krime dhe atentate të tjera.

Kjo deklaratë e Manjës është bërë gjatë një aktiviteti më OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm “41 bis”.

Vetëm në nëntor janë 4 të dënuar, Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja dhe Arbër Çekaj, të cilët janë vendosur në regjimin “41 bis”, ndërsa po vlerësohet rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.

Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Cekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Çfarë është regjimi i posaçëm ’41-bis’

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor të të njëjtit vit . Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë. Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara.

Thelbi i regjimit “41-biss” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *