Mozzik është një ndër reperët më të suksesshëm në industrinë tonë muzikore. Reperi numëron një numër të madh hitesh, të cilat sigurisht me kalimin e viteve janë përkthyer në të ardhura monetare.
Gjatë ditës së sotme, Mozzik ka dëshmuar një tipar të tij, “bujarinë”. Ai i ka dhuruar Dj-t të tij një orë ‘Rolex’, në kuadër të 8 viteve bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Një gjest shumë bujar duhet pranuar nga ana e Aliut, pasi dihet se orat e asaj marke kushtojnë miliona lekë.
Në aspektin profesional, ju rikujtojmë që reperi ka publikuar tre ditë më parë këngën e tij në gjuhën gjermane të titulluar, Marilyn Monroe. Sakaq kujtojmë që në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, Mozzik u pyet në lidhje me planet e tij të ardhshme dhe çfarë ka dëshirë të arrijë në jetë.
Siç duket Mozzik do ta shohim edhe për shumë kohë duke korrur suksese, pasi ka në plan të krijojnë një jetë të mirë jo vetëm për fëmijët e tyre, por edhe për brezat pas tyre.
“Me i rehatuar nipat e nipave dhe mbesat e mbesave,”– iu përgjigj Mozzi pyetjes se cili është qëllimi i jetës së tij.