8 vite burg 56-vjeçarit që përdhunoi të renë me probleme të shëndetit mendor: Kërkoj falje…

Një 56-vjeçar është dënuar me 8 vite burg, pasi ka përdhunuar një 28-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë në fshatin Ardenicë të Lushnjës, ku 56-vjeçari Eduard Bushi përdhunoi komshien e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për pasojë, ajo mbeti dhe shtatzënë.

Shtetasi Eduard Bushi e ka pranuar përdhunimin e së resë një vit më parë, por ka mohuar që të jetë babai i fëmijës. 56-vjeçari u dënua ditën e sotme me 8 vite burg, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Pasi ka pranuar përdhunimin gjatë seancës gjyqësore, ka kërkuar edhe falje, ndërsa është shfaqur i penduar. Por ai nuk pranon atësinë e fëmijës, pasi sipas tij, me të renë kanë abuzuar seksualisht edhe persona të tjerë.

Bushi u arrestua në qershor të 2020, ndërsa fëmija që lindi nga përdhunimi është në jetimore. Nëna nuk ka mundësi ta mbajë vetë, për shkak të gjendjes shëndetësore.

56-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga familjarët e së resë. Vëllai i saj njoftoi policinë, pasi pa që në trupin e së motrës po ndodhin ndryshime. Ajo vetë nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *