Para publikimit të dokumentarit të shumëpritur në Netflix për karrierën e Michael Schumacher, Jean Todt, ish-shefi i tij te Ferrari, dha një tjetër intervistë për Bild.
Schumacher ra në gjendje kome për gjashtë muaj pasi pësoi një dëmtim të kokës gjatë skijimit në Alpet Franceze në Dhjetor 2013. Sipas mjekëve të tij, ai ka shumë të ngjarë të kishte vdekur nëse nuk do të kishte mbajtur helmetën.
Todt u shpreh se Michael Schumacher do të përmirësohet ngadalë dhe kjo do të ndodhë me siguri. Ai theksoi se e ka vizituar gjermanin vazhdimisht që prej aksidentit me ski në vitin 2013.
“Kam kaluar shumë kohë me Corinna-n që kur Michael u aksidentua më 29 dhjetor 2013. Ajo është një grua e mrekullueshme dhe tashmë drejton familjen. Ndodhi papritur dhe ajo nuk kishte zgjidhje. Por Corinna e bën këtë shumë mirë. Unë i besoj asaj dhe ajo më beson mua. Falë punës së mjekëve dhe bashkëpunimit të Corinna-s, ai mbijetoi”, ka thënë Todt në intervistën e fundit për Bild.
Që prej aksidentit, informacionet kanë qenë shumë të pakta dhe vetëm Jean Todt ka qenë ai që ka zbuluar diçka nga gjendja shëndetësore e 7 herë kampionit të botës. Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) ka qenë një nga personat më të afërt me ish-pilotin gjerman.
/Burimi: Build/ Përshtati Priza.al/