1. Kos i bërë vetë, tërshërë, fara lini, fruta pylli, 1 lugë mjaltë, pak kanellë. Ky mëngjes është i përshtatshëm për të gjithë ata që duan të kontrollojnë peshën dhe metabolizmin e yndyrnave dhe sheqerit në gjak.
2. Një copë kek me vaj ulliri, 1 gotë qumësht. Kjo zgjedhje shërben për të marrë kalori të shpejta, është mëngjesi më i përshtatshëm për ata që duan të shtojnë në peshë si dhe për fëmijë me “naze”.
3. Buke thekre, gjalpë kikiriku ose susami, qumësht, 1 mollë. Mëngjes i përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur, i pasur në proteina, fibra dhe magnez.
4. Biskota me tërshërë, fara kungulli, fruta të thatë, mjaltë, kanellë, 1 gotë qumësht dhie. Mëngjesi deal për fëmijë që kanë ngarkesë në shkollë.
5. Kos, avokado, kastravec, fara “chia” dhe kuinoa. Mëngjes i përshtatshëm për të marrë energji dhe vlera ushqyese në pak sasi ushqimi. Ideal për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.
6. Dy feta buke thekre, 1 vezë të zier, domate, sallate jeshile dhe salcë me kos, gjizë, avokado, koper. Mëngjes ideal për fëmijë dhe të rritur që merren me aktivitet fizik.
7. Lëng nga dy panxharë të shtrydhur, 1 selino, gjysmën e një qitroje, pak xhenxhefill dhe 3 gjethe spinaq, të gjitha të shtrydhura me Hurom duke shtuar edhe 1 kupë kos me bajame dhe fara lini. Mëngjes i përshtatshëm për ata që vuajnë nga hipertensioni.
8. Trahana me pak vaj ulliri dhe djathë dhie. I përshtatshëm për ata që preferojnë traditën.