Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Tiranë pasi shpërndante doza kokaine.
“Blutë” kanë sekuestruar 80 doza gati për shitje, 147 900 lekë të reja dhe 190 euro, të dyshuara të përftuar nga ky aktivitet kriminal, një automjet dhe dy aparate celulare.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.
Shpërndante doza kokaine, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Sekuestrohen 80 doza kokainë, gati për shitje, 147 900 lekë të rinj dhe 190 euro, të dyshuara të përftuar nga ky aktivitet kriminal, një automjet dhe dy aparate celulare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e ish-Bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. A., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave 147 900 lekë të rinj.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.