Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencë për dosjen e serave ku përpunohej kanabisi në Drenovicë dhe ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Posaçme. Prokurorët kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime se aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale.
Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor. Serat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Gratë që ishin punonin në serë shoqëruan nga policia. 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli janë lënë në burg ndërsa 2 gratë organizatore Drita dhe Izmira Mema dhe 95 punëtoret e rekrutuara, po hetohen në gjendje të lirë.
Drejtuesi i Policisë, Muhamet Rrumbullaku përjashtoi përjetësisht nga Policia e Shtetit 7 punonjës policie, të rangut të lartë drejtues. Edhe Edmond Tarkaj, drejtori i Policisë së Beratit, u shkarkua nga detyra dhe u ul një gradë më poshtë nga ajo që kishte si “Drejtues i Parë”.