9 bestytnitë që shqiptarët besojnë më shumë

Ne jemi shumë supersticiozë, duke besuar se e premtja e datës 13 është fat i keq dhe të gjesh një qindarkë është fat i mirë. Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na bën të besojmë te përbindëshat dhe fantazmat: Kur truri ynë nuk mund të shpjegojë diçka, ne sajojmë gjëra. Në fakt, një studim vitin e kaluar zbuloi se bestytnitë ndonjëherë mund të funksionojnë, sepse të besosh në diçka mund të përmirësojë mënyrën e të perceptuarit.

Ka edhe nga ato bestytni që njerëzit edhe i besojnë por edhe i kanë frikë. Por a e dini se cilat janë besytnitë më të përhapura në vend?

Kur macja e zezë “të pret” rrugën
Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me makinë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta ‘e zezë’
Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën
Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje në një ditë.

Paratë
Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Akrepat e orës
A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e smartphone, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Pasqyra e thyer
Romakët e lashtë besonin se tek pasqyrat ka fragmente të shpirtit tonë, kështu që me thyerjen e saj, “thyhej” mirëqënia apo shëndeti i dikujt. Fatmirësisht, ata gjithashtu besonin se shpirti i njeriut rigjenerohet pas 7 vitesh, prandaj keni dëgjuar numrin 7 të lidhet me pasqyrën e thyer.

Fjala “shëndet” pas çdo here që teshtijmë
Teshtima konsiderohej si aktivitet fiziologjik me risk të lartë nga romakët dhe grekët e lashtë. Shumë prej tyre besonin në “ndarjen e shpirtit” për pak sekonda. Prandaj, thuhet “shëndet” sa herë që dikush teshtin, si një bekim që të ruan nga e keqja.

Çadra e hapur brenda
Egjiptianët e lashtë besonin se çadrat ishin aksesor shumë mbretëror dhe se hija që krijonin ishte e frikshme. T’i hapje ato në ambiente të brendshme, konsiderohej si ofendim ndaj Zotit dhe Diellit.

Lulja e tërfilit
Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellëse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopështin e Edenit. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *