9 maji që është dita e Bashkimit Evropian dhe ka ngelur prej kur ministri i Jashtëm francez Shuman, bëri deklaratën e njohur historike.
Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.
Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.
Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbikombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.
Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.
- Ajo është një nga simbolet e Evropës së Bashkuar.
- Dita e Evropës festohet edhe në vendet të cilat nuk janë ende pjesë e BE-së për të theksuar vlerat e këtij unioni, përhapjen e tyre në sistemin e edukimit.
- Motoja e BE-së është “Të bashkuar në diversitet”.
- Himni i BE-së është Himni i gëzimit, “Ode to Joy” e Bethovenit.