Ka shkuar në 9 numri i viktimave nga moti i keq dhe përmbytjet në Itali. Mediat vendase shkruajnë se zonat më të prekura janë Emilia Romagna, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati, gjithashtu reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Gjithsej kanë dalë 21 lumenj dhe në të gjithë rajonin 251 zona janë prekur nga rrëshqitjet e dheut. Mbi 13,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre deri më tani. Vetëm në Bolonja ka më shumë se 3000 banorë.
“Është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar kaq shumë fatkeqësi. Por e rëndësishme është që ekipet e shpëtimit të vazhdojnë punën e tyre pa ndërprerje,” tha Massimo Isola, kryebashkiaku i Faenza, një qytet në provincën e Ravenës në Emilia Romagna.
Nesër shkollat në shumicën e rajoneve të Emilia Romagna do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa qeveria e Melonit, e cila tashmë ka ndarë 10 milionë euro, pritet të merret me përmbytjet shkatërruese dhe miratimin e ndihmës së re financiare pas kthimit të saj nga samiti i G7 në Japoni.