Një fëmijë 9 vjeçar vendosi t’i shkruajë një letër nënës së tij të vdekur: “Do të sillem mirë që të vij në parajsë tek ty”.
Këto janë fjalët dramatike të djalit ukrainas, të cilit rusët ja vranë nënën në momentin që po largohej nga Hostomel, periferi e Kievit.
“Të jam shumë mirënjohës për fëmijërinë time. Ti je mamaja më e mirë në botë dhe nuk do të të harroj kurrë. Shpresoj të jesh e lumtur në parajsë dhe shpresoj të shkosh në parajsë. Do të shihemi në parajsë. Do të përpiqem të jem djalë i mirë për të ardhur në parajsë tek ty”, shkruan ai.
Kjo letë e shkruar nga Anatoli u përhap nga nga prezantuesja e TV ukrainase Katya Osadchaya. “Je mami më e mirë në botë! Nuk do të të harroj kurrë! Paç fat në parajsë!”.
Sakaq, autoritetet ukrainase, njoftojnë se mbi 400 persona kanë vdekur në Hostomel, nga ushtarët rus.