Pas deklaratës së kryedemokratit Basha se 95% e demokratëve e mbështesin, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili përmes Facebook shprehet ironikisht se meqë kryedemokrati paska këtë mbështetje të madhe atëherë të kërkojë votbesimin e tyre e të mos përcajë partinë për interesa personalë.
Paloka shkruan se meqë Basha është i bindur për këtë 95% ateherë ua heq të gjithëve sikletin në të cilin i ka futur.
Postimi i plotë:
Lul !
Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve . Mos jep doreheqje , ne se ke bindjen qe ke vepruar drejte dhe per kete ke mbeshtetjen e 95% te demokrateve , kerko votebesimin e tyre dhe ndale percarjen qe po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal te 9 shtatorit ! Ne se 51 % e jo 95 % e demokrateve te mbeshtesin, ke gjithe legjitimitetin te vazhdosh ne krye te PD e te gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen!
Po per kete , pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet te vendose per te gjithe ne !
/Priza.al/