Lista e zezë e SHBA-ve/ Shkon në pesë numri i politikanëve dhe personazheve të drejtësisë të padëshiruar (Emrat)

Shkon në 5 numri i personazheve të shpallur Non-grata  të aktorëve politik që të paktën kishin “kaluar” një herë më parë në kuvendin e Shqipërisë. Por edhe Institucionet e drejtësisë nuk kanë mundur të shmangen pa u njollosur nga damka e SHBA-ve, Adriatik Llalla është një tjetër figurë e njohur.

Non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit janë shpallur, Tom Doshi, Vangjush Dako, Sali Berisha, dhe sot Aqif Rakipi. Ky i fundit i sanksionuar ekonomikisht nga Departamenti i Thesarit por po ashtu i ndalohet hyrja në SHBA, edhe familjarëve të tyre.

Lista e të ndaluarve:

Adriatik Llalla (15 shkurt 2018) 

Departameni i Shtetit i ndaloi hyrjen në SHBA ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij duke e akuzuar për korrupsion.

“Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka shpallur publikisht “non grata” ish-Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptare (z.) Adriatik Llalla në bazë të nenit 7031 (c) të Ligjit për Buxhetin e Konsoliduar të FY 2017 për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Neni 7031 (c) parasheh që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit të caktojë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe anëtarët e familjes së tyre si të padëshiruar. Sekretari po ashtu shpall publikisht bashkëshoren e z. Llalla, Ardjana Llalla, vajzën e tij, Eni Llalla dhe fëmija tjetër i tij, jo amerikan.”

Tom Doshi (16 prill 2018) 

Deputeti shqiptar Tom Doshi u bë zyrtari i dytë i lartë shqiptar pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që u shpall i padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara bashkë me familjen e tij.

“Departamenti njofton publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas nenit 7031 (c) të Ligjit të Përvetësimeve të Konsoliduara të vitit 2017,  për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Neni 7031 (c) parasheh që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion madhor ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e DASH në Twitter.”

Vangjush Dako (31 korrik 2019) 

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndalon hyrjen në Amerikë kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe anëtarit të Kryesisë së PS-së, Vangjush Dako. Dokumenti i firmosur nga Sekretari i Shtetit thekson se Dako “është përfshirë në raste madhore korrupsioni”

“Emërtim publik për shkak të përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm të Vangjush Dakos, kryetar i bashkisë së Durrësit në Shqipëri. Sekretari i Shtetit po e përcakton publikisht kryetarin e bashkisë së Durrësit në Shqipëri Vangjush Dako, sipas Seksionit 7031(c) të Departamentit të Shtetit FY 2019. Seksioni 7031 (c) parashikon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarë të huaj kanë qenë të përfshirë në një korrupsion të konsiderueshëm ose një shkelje të madhe të të drejtave të njeriut, ata individë dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk kanë të drejtë për hyrje në Shtetet e Bashkuara.”

Aqif Rakipi (11 prill 2022) 

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka bërë  me dije se ish-deputeti Aqif Rakipi, është shpallur Non-grata.

“Aqif Rakipi është një ish-deputet nga Elbasani i Shqipërisë, i cili ka një ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.

Grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një OCG, brenda së cilës ai ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale me një pseudonim. Ai është përcaktuar në bazë të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin të lidhur me një zyrtar të një nga qevertë në Ballkanin Perëndimor, ose një qeveri aktuale ose të mëparshme, duke përfshirë shpërdorimi të aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.”

Sali Berisha (19 maj 2021)

“Sot, unë jam duke shpallur emërimin publik të Sali Berishës, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve Akti i Ndarjes, 2021.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i vetmi që ka paditur në një tokë neutrale (në Gjykatën Korreksionale të Parisit) Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, për non-gratën e vendosur.

Çështjen ish-Kryeministri po e ndjek me një avokat francez të cilin e ka pajtuar.  Berisha dha detaje mbi ecurinë e këtij procesi në një konferencë për mediat me gazetarët nga selia e PD-së pak ditë më parë. Ai u shpreh se ka kundërshti të forta sepse asnjëri nga ata nuk është qytetar francez dhe se Sekretari Blinken ka imunitet. Ka pro, faktin se shpifja dënohet aty ku lind.

“Tani është në ndërgjegjen e gjykatësit ta vendosë. Unë përpjekjen time madhore e kam adresuar te transparenca. Deri sot, nuk kemi një provë të vetme që fakton, përveç deklaratave ‘fakte kemi, por s’i themi’. Këto nuk qëndrojnë”, tha Berisha.

Faktikisht Berisha është i vetmi nga lista e sipër përmendur që vazhdon jetën politike pas shpalljes Non-grata edhe pse në pritje të vendimit të gjykatës në Francë./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *