Kaloni nga një ekstrem në tjetrin
Femrat bëjnë një gabim të tmerrshëm, ato ose janë 100% të disponueshme ose zhduken totalisht nga jeta e një mashkulli. Në këtë situatë do ishte mirë të kishim një të mesme të artë.
Nuk e njeh lumturinë si duhet
Natyra femërore kërkon shumë nga vetja dhe nuk e kupton kur e ka lumturinë përballë.
Nuk e lejon partnerin të flasë
Femrat janë mësuar të flasin dhe të drejtojnë ato dhe nuk i lejojnë partnerët e tyre të shprehin lirshëm mendimet. Bisedoni me të dashurin dhe ndani me të opinionet dhe mendimet e njëri-tjetrit dhe lidhja do të shkojë më së miri.
Flisni shumë
Gabimi kryesor i një femre është që ajo flet shumë dhe nuk i lë të tjerët të flasin. Në një marrëdhënie është e rëndësishme që të jenë të dy të barabartë dhe jo të ketë vetëm një lider.
Nuk e kuptoni sa e bukur jeni
Duke qenë natyra detajiste femrat nuk e kuptojnë sa të bukura janë. Përpara pasqyrës gjejnë gjithnjë defekte dhe nuk marrin për bazë opinionet e të tjerëve.
/Priza.al/