Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur axhendën e 30 prillit, datë kur pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Berisha tha se më këte datë do të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe më pas ky i fundit mund të zgjedhë edhe Kryesinë.
I ftuar në “Cim Peka Live”, i pyetur nësë do të garonte përballë ish-kryetarit Lulzim Basha, Berisha tha se për të nuk do të përbënte asnjë problem.
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Kuvendi i 30 prillit do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë Kryesinë. Mund të zgjedhë edhe Gjykatën e Partisë. Kjo është axhenda. Sigurisht që do të shpallet data e Kuvendit të Partisë. Këtë e bën edhe Kryesia pas Kuvendit, nuk ka nevojë ta bëjë Kuvendi. Kandidatëve do tu jepet koha, nuk kam një ide më thënë të drejtën.
Pyetje: A dyshoni se nuk do të keni kandidatë përballë, ose jo kandidatë fiktivë?
Sali Berisha: Unë kam pasur kandidatë gjatë gjithë karrierës, asnjëherë nuk kanë qenë fiktivë, Pjetër Abnori, Azem Hajdari e shumë të tjerë, Genc Pollo u tërhoq.
Pyetje: A do të ishit komod nëse përballë do të kishin zotin Lulzim Basha?
Sali Berisha: E kam thënë dhe do ta them, mbahem pas fjalëve që them përtej çdo çmimi. Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë në çdo forum, përfshirë edhe postin e kryetarit.