Berisha zbardh axhendën e 30 prillit: Basha të  kandidojë lirisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur axhendën e 30 prillit, datë kur pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Berisha tha se më këte datë do të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe më pas ky i fundit mund të zgjedhë edhe Kryesinë.

I ftuar në “Cim Peka Live”, i pyetur nësë do të garonte përballë ish-kryetarit  Lulzim Basha,  Berisha tha se për të nuk do të përbënte asnjë problem.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Kuvendi i 30 prillit do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë Kryesinë. Mund të zgjedhë edhe Gjykatën e Partisë. Kjo është axhenda. Sigurisht që do të shpallet data e Kuvendit të Partisë. Këtë e bën edhe Kryesia pas Kuvendit, nuk ka nevojë ta bëjë Kuvendi. Kandidatëve do tu jepet koha, nuk kam një ide më thënë të drejtën.

Pyetje: A dyshoni se nuk do të keni kandidatë përballë, ose jo kandidatë fiktivë?

Sali Berisha: Unë kam pasur kandidatë gjatë gjithë karrierës, asnjëherë nuk kanë qenë fiktivë, Pjetër Abnori, Azem Hajdari e shumë të tjerë, Genc Pollo u tërhoq.

Pyetje: A do të ishit komod nëse përballë do të kishin zotin Lulzim Basha?

Sali Berisha: E kam thënë dhe do ta them, mbahem pas fjalëve që them përtej çdo çmimi. Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë në çdo forum, përfshirë edhe postin e kryetarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *