Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përplasur sot edhe me ish Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani lidhur me zgjedhjet që po zhvillohen në parti.
Gazment Bardhi: Këtu po e çoni partinë dhe thoni që jeni të lumtuar, pak rëndësi ka fiton apo nuk fiton PD-ja. S’ka rëndësi është PD-ja apo jo fituesi, e rëndësishme është zgjedhim Këshillin Kombëtar, zgjedhim Kryesinë dhe ndani karriget dhe jeni në rregull.
Arben Ristani: Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës dhe rri rehat. Mbylle kur flas unë.
Gazment Bardhi: As kam bërë kafe dhe as i kam shërbyer ndonjëherë me raki, unë jam ky që jam. Jam përballë teje. Unë s’të kam shërbyer ndonjëherë kafe ty, ti më ke shërbyer kafe. E di shumë mirë atë që po i them. E kishe të trashëguar që nga koha e komunizmit shërbimin e kafeve.