“Kush je ti?” / Rudina Hajdari përplaset me Bardhin: Je vajzë e babit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përplas sot me ish deputeten Rudina Hajdari për kontributet dhe përfitimet nga PD-ja.

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, Hajdari tha se Bardhi ka qenë përfitues i madh në PD pasi pa asnjë kontribut u bë sekretar i përgjithshëm.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bardhit, sipas të cilit Hajdari u bë deputete si vajza e babait.

Debati:

Rudina Hajdari: Ju jeni pa asnjë kontribut dhe u bëtë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Gazmend Bardhi: I matni ju kontributet?

Rudina Hajdari: Po patjetër

Gazmend Bardhi: Po ju çfarë kontributi keni që erdhët nga Amerika dhe u bëtë direkt deputete? Apo jeni vajza e babait? Zonja Hajdari ka bërë zgjedhjen e saj në rastin e djegies së mandatit, por ndaj saj nuk u mor asnjë masë e nuk ishte anëtare e PD-së.

Rudina Hajdari: Po si u bëra deputete unë?

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi ajo.

Rudina Hajdari: Nuk ka rëndësi ëëë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *