Mali i Zi/ Arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë për shpërdorim detyre

Është arrestuar ish kryetarja e Gjykatës së Lartë në Malin e Zi, Vesna Medenica.

Bëhet me dije se ajo do të qëndrojë në paraburgim për më shumë se 72 orë, pasi u arrestua më 17 prill, rreth orës 22:00 në aeroportin Golubovci teksa po përpiqej të largohej drejt Beogradit.

Ish-presidentja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestua për shpërdorim detyre pasi u publikuan transkriptet e djalit të saj duke thënë se ajo do të mbronte marrëveshjet e tij të paligjshme për trafik kokaine dhe cigaresh kontrabandë.

Në transkriptet e bisedave duke përdorur aplikacionin e koduar të mesazheve Sky ECC, Milos Medenica pretendoi se nëna e tij ishte në dijeni të biznesit të tyre të paligjshëm dhe tha se ata mund të presin mbrojtje prej saj.

Sakaq, vendimi për paraburgim, është marrë nga prokurorja speciale Natasa Boskovic, përpara të cilës ish kryetarja e Gjykatës mohoi akuzat për krijim të organizatës kriminale dhe influencë të paligjshme.

Medenisa, është marrë në pyetje ku dhe më vonë është dërguar në qendër klinike në Mal Të Zi për arsye shëndetësore, deri në marrjen e një vendimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *