Non-grata & presidenti/ PS mbledh Grupin Parlamentar

Partia Socialiste do të zhvillojë një mbledhje ditën e sotme me Grupin Parlamentar.

Mësohet se fokusi i diskutimeve do të jetë qëndrimi i kësaj force politike ndaj deputetit Ornald Rakipi, si dhe emrat që do të propozohen nga PS për presidentin e ri.

Detajet e kësaj mbledhjeje do të bëhen të ditura në një konferencë për mediat që do të pasojë diskutimet e socialistëve, pasi kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka paralajmëruar deklaratë për shtyp.

Ornaldo Rakipi është i vetmi kandidat në zgjedhjet e 25 prillit që theu herësin duke zënë një karrike në Kuvendin e Shqipërisë, por vetëm disa ditë më parë i ati, Aqif Rakipi u shpall ‘Non Grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me akuzen se është një person që kërcënon stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *