Rama ultimatum deputetëve: Mos të hyjë në sallë njeri pa zarfin me 3 emra

Rreth orës 10:00 të paradites së sotme, në ambientet e kryesisë së Kuvendit do të hyjnë një e nga një deputetët socialistë, të cilët do të kenë me vete dhe një fletë me 3 emrat e tyre si kandidatë për postin e presidentit.

Sakaq, pritet që në këtë mbledhje të jetë i pranishëm edhe vetë kryeministri Rama.

Sa i takon zgjedhjes së presidentit, pas mbledhjes së sotme, Taulant Balla ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ftojë në një takim dhe krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, prej të cilëve asnjëri nuk e ka pranuar publikisht ftesën.

Zgjedhja e presidentit në tre raundet e para kërkon shumicë të cilësuar, të cilën për momentin PS nuk e ka, ndërkohë që në raundin e katërt presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Socialistët pretendojnë se procesi i udhëhequr prej tyre do të jetë një model, edhe pse burime për median thonë se vendimi final do të jetë i Ramës, i cili do të tentojë të luajë me elementin surprizë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *