Kryeministri i vendit, Edi Rama ka takuar ditën e sotme ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.
Bëhet me dije se takimi ka përfunduar vetëm disa minuta më parë.
Takimi i Ramës me Blair është zhvilluar në vilën qeveritare 31, ku në fokus të bisedës ka qenë dhe aksioni politik i socialistëve, të cilët gëzojnë mandatin e tretë qeverisës, me një opozitë të përçarë përballë tyre.
Ish-kryeministri britanik është parë shpesh të vijë në vendin tonë, dhe të ketë takime me kryeministrin Rama.
Ky i fundit do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, ku të gjithë deputetët do të dorëzojnë një zarf me tre emra si kandidatë të mundshëm për postin e presidentit.
Kujtojmë, se ky takim vjen pak para mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.