Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është duke vuajtur në burg dënimin për shpërdorim detyre, por gjatë kësaj periudhe SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin në fjalë.
Sakaq, SPAK ka kërkuar cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, duke dalë kështu kundër dënimit për ‘shpërdorim detyre’.
Burime për median bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar gjykatës edhe rikthim në Apel, çështjen me një trupë të re gjyqtarësh.
Si dhe kjo masë e re pritet të përfshijë edhe ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çelën. Kujtojmë se GJKKO ka marrë vendimin në lidhje me Tahirin në muajin shkurt, duke i shkurtuar dënimin nga 5 vite në 3 vite e 4 muaj burg.