‘Paralajmërohet’ biznesmeni në Elbasan, dy persona i vënë flakën dy mjeteve të tij

Duket se Elbasani nuk po gjen qetësi. Një ‘paralajmërim’ i është dhënë një biznesmeni, pasi i janë djegur dy mjete. Gjatë natës, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin dy mjeteve të tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ku dyshohet se dy persona kanë spërkatur me benzinë makinat tip Range Rover dhe Volkswagen, në pronësi të Kujtim Kasnecit, biznesmen në fushën e ushqimit.

Lidhur me këtë rast, blutë e Elbasanit kanë nisur punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *