SPAK për “hienat e vrasjeve”/ Dumani dhe Talo Çela autor të disa vendngjarjeve

Përveç vrasjes së vëllezërve Viktor e Besmir Haxhi, por edhe të miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza , SPAK ka nisur hetimin për Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Burime për median bëjnë me dije se Dumani dyshohet se ka kryer në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ekzekutimin e Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Sakaq, dyshohet edhe për vrasjen e  Andi Zylyfit dhe Kevi Bahos. Kujtojmë se këto janë çështje të cilat po hetoheshin nga prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit një javë më parë shpalli moskompetencë pasi ka zbuluar elemente se Çela e Dumani kane vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ja kaloi dosjen SPAK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *