Jose Mourinho nuk është përmbajtur në minutat e fundit të ndeshjes mes Romës dhe Napolit.
Traineri është lëshuar gjatë kohës shtesë së akorduar nga kryesori Di Bello, që zgjati 8 minuta.
Para së gjithash, shpërthimi nga gëzimi i portugezit nga goli i Stephan El Sharaëy, i futur në lojë në minutat e fundit të ndeshjes sulmuesi mposhti Meret duke evidentuar disfatën e kryeqytetasve.
Menjëherë pas golit, “Special One” ka filluar të bërtasë: “Është e drejtë, është e drejtë duke iu referuar barazimit të të tijve.
Mourinho pak minuta nga fundi i lojës ka shkuar tek stoli i Napolit për një rivënie anësore që blutë nuk e pasuan tek verdhekuqtë, në formë loje të ndershme. Në atë moment, portieri Rui Patricio e kishte hedhur topin jashtë kuadratit për të ndihmuar një lojtar të Napolit që kishte mbetur i shtrirë në tokë. Prandaj, protesta e Mourinho ishte ndaj Napolit që nuk ia ktheu topin të tijve.
Jose Mourinho nuk përmbahet, ja çfarë tha portugezi pas realizimit të golit nga El Sharawy
Leave a comment