Kryeministri Rama ka lajmëruar se sipas “Këshillimit Kombëtar” do të shikohet mundësia për kultivimin e kanabisit për arsye shëndetësore. Por çfarë mendonte qeveria e vitit 1931 për kultivimin e kanabisit.
Këshilli Ministrave në mbledhjen e tij të sotshme të mbajtun nën Kryesin 2.Pandeli Evangjelit , Kryeministër Zv . Ministri P.’Jashtme, me antar , Z.Z.Vasil Avrami , Ministri Drejtesisë , Musa Juka , Ministri P.të Brendshme , Hil Mosi , Ministri Arsimit , Kol Thaçi , Ministri Financave , Izet Dibra , Ministri P. Botore , Mehdi Frasheri , Ministri Ekonomis Kombëtare , tue pasë në bisedim shkresën Nr.1656 date 9 – III – 1931 , te Ministrisë së P. te Brendeshme me te cilën tregon se Prefektura e Korçës ka kërkuar anullimin e lejes që asht dhanë Z. Avni Qaniut per mbjelljen Hashashit, si dhe të s studjojë edhe shkresen Nr , 449 / I date 20/1/1931 , te Ministries se P. te Jashtme vendosi anulimin e lejes së dhanun te përmendunit për mbjelljen e Hashashit mbasi prodhimi i kesaj bime konsiderohet i dânshem ne ç’do pikëpamje.