Debati, Alibeaj: Presidenti i shqiptarve jo i deputetëve, presim pas mbledhjes

Enkelejd Alibeaj para mediave ka kërkua të respektohet Kushtetuta dhe tradita e zgjedhjes së presidentit sipas tij ky post është i shqiptarëve jo i deputetëve.

“Dua të respektohet Kushtetuta procesi duhet të jetë transparent dhe në sytë e gjithë shqiptarëve. Presidenti i Republikës  nuk është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Është më i rëndësishëm procesi sepse nëse është gjithë përfshirës besoj se do të japë produktin e duhur. Duhet të nisë me këmbën e mbarë duke respektuar Kushtetutën. Për këtë arsye unë besoj që kushdo, në një ngjarje kaq të madhe, procesi do të duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Të gjithë e dimë që në raundin e 4-5, zgjidhet me votat e maxhorancës kjo nuk duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf, kjo e bën groteske dhe joserioze. Proceduara e zgjedhjes të vijoj siç ka qenë zgjedhur edhe më parë. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar. Nuk është presidenti i deputeteve po është Presidenti i Shqiptarëve.” tha Alibeaj

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *