FOTO/ Qëlloi për vdekje tre persona, ish-detektivi që tmerroi qytetin amerikan i dënuar edhe më parë  

Një sulm terrorizmi të brendshëm tronditi dje Shtete e Bashkuara, ku 3 persona mbetën të vdekur pranë një qendre tregtare në Teksas.

Për orë të tëra banorët e Austinit në Teksas janë tmerruar nga një person, që pasi vrau tre persona në një zonë afër një qendre tregtare, dhe më pas u zhduk nga vendngjarja ende i armatosur.

Forca të shumta policie, të FBI-së dhe të forcave speciale, ndodheshin në zonë, nga momenti që fillimisht u mendua për një akt që mund të lidhej me terrorizmin, por më pas ngjarja mori dimensione familjare, edhe pse identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur.

Auto 640 0 607d18125f7c61618811889

Por forcat e policisë kanë identifikuar autorin, Stephen Broderick, një ish-detektiv në kontenë e Travis. Një vit më parë, Broderick, u akuzua për dhunë seksuale ndaj një të mituri.

Me orë të tëra autoritetet paralajmëruan banorët e zonës Veriperëndimore të qytetit, që të mbeteshin në shtëpi, por fatmirësisht sipas autoriteteve nuk ekziston më një rrezik i përgjithshëm, edhe pse ende duhen zbardhur arsyet dhe dinamikat e vrasjes së shumëfishtë.

Autoritetet thanë se të shtënat u raportuan pak para mesditës në një kompleks apartamentesh, dhe automjetet e policisë, njësitë taktike dhe ekipet SËAT u grumbulluan në parkimin e një kompleksi aty pranë tregtare.

Auto 640 0 607d1819291771618811886

“Padyshim që kjo është një tragjedi. Ne kemi njerëz që kanë humbur jetën këtu. Ne do të bëjmë më të mirën tonë … që ta arrestojmë këtë person”,– tha Shefi i Përkohshëm i Policisë Joe Chacon.

Chacon tha se, të shtënat duket se buronin nga një mosmarrëveshje e brendshme. Ai identifikoi të dyshuarin si Stephen Nicholas Broderick dhe vuri në dukje se, ai mund të ishte i armatosur dhe i rrezikshëm. Informacioni paraprak tregoi që Broderick i njihte viktimat, dy gra dhe një burrë dhe se viktimat ishin në shënjestër.

Featured image of article: Sulmi në Teksas/ Identifikohet autori i cili shkaktoi 3 viktima, ish-detektivi ishte akuzuar për ngacmim seksual

Broderick u regjistrua në burg në qershor dhe kaloi 16 ditë pas hekurave para se të vendosej për të masa e “lirisë me kusht”, si dhe pagesa e një gjobe në shumën e 50,000 dollarëve.

Broderick, një detektiv i krimeve të pronës, dha dorëheqjen pas arrestimit të tij, sipas zëdhënësit të Sherifit të Qarkut Travis, Kristen Dark. Të dhënat e gjykatës dhe ato publike tregojnë se gruaja e Broderick kërkoi një urdhër mbrojtës dhe e divorcoi atë menjëherë pas arrestimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *