Ledia Berdica do të jetë drejtuesja e re e Kadastrës së Shkodrës.
Burimet për median bëjnë me dije se kjo e fundit do të zëvendësojë në detyrë Blerina Hakën, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqje.
Sakaq, Berdica ka mbajtur postin si drejtoreshë tek “Adissa”, si dhe ka qenë kandidate e PS-së për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, në Shkodër.