Kaskada e Drinit, Fierza arrin kuotën 277 metra, prodhimi mbetet i kufizuar

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi këtë të martë të dhënat zyrtare mbi situatën në kaskadën e Drinit ku liqeni i hidrocentralit më të madh, Fierzës, është në kuotën 277 metra duke vijuar përmirësimin gradual prej disa javësh. Nga ana tjetër Komani është ulur në 171.05 metra një ulje e lehtë kjo në raport me disa ditë më parë duke treguar qartësisht se prodhimi po mbështetet nga ky HEC dhe ai i Vaut të Dejës. Liqeni i hidrocentralit të tretë të kasadës ishte 73.38 metra. Nga ana tjetër prurjet në HEC-et e kaskadës mbeten në nivele të ulëta. Në HEC Fierzë ato ishin 250 m3/s, në HEC Koman 100 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 10 m3/s.

Prodhimi ditor në kaskadë sipas KESH është 6450 MWh me pak se 1/3 e konsumit ne vend ndërkohë që rezerva energjetike vlerësohet në 673.7 GWh.

Kaskada e Drinit menaxhohet në bazë të një rregulloreje të hartuar në vitin 1988. Rregullorja parashikon edhe nivelet në të cilat duhet të mbahen liqenet e kaskadës gjatë dy kohëve. Për Fierzën, për shembull, niveli i liqenit në periudhën 1 prill – 1 tetor në rregullore është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Për periudhën 1 tetor – 1 mars, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative.

Çmimet në Bursën Hungareze ishin 255 euro MWH për pikun në datën 19 prill ndërkohë që për datën 20 ka një rënie me 1.67 për qind për çmimin bazë duke shënuar 241 euro/MWh kurse në pik çmimi është 252 euro/Mwh apo 1.34 për qind./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *