Presidenti i Perusë Pedro Castillo ka bërë një propozim për aplikimin e kastrimit kimik për pedofilët ku dhe ka paralajmëruar për ashpërsim të masave ndëshkuese për përdhunuesit e fëmijëve.
“Mjaft me një dhunë të tillë, krimet seksuale ndaj fëmijëve nuk do të tolerohen nga kjo qeveri, as nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Castillo duke iu referuar rastit të fundit të përdhunimit të një 3-vjeçareje në vend.
Tashmë pritet që masa e propozuar nga kreu i shtetit të miratohet nga parlamenti i Perusë.
Castillo iu referua gjithashtu vendeve si Rusia, Polonioa, Koreja e Jugut, Indonezia dhe Moldavia ku kastrimi kimik i përdhunuesve praktikohet me ligj.
Sipas Ministrisë peruane të të Drejtave të Grave, më shumë se 21,000 të mitur kanë renë viktima të përdhunimit në katër vitet e fundit.
Në vitin 2021 janë regjistruar 6929 raste. Në Peru, përdhunuesit e të miturve nën moshën 14 vjeç përballen me burgim të përjetshëm.