“10 mijë persona më shumë në administratën publike”, Meta jep alarmin: Mirë që na survejojnë, por i mbajmë edhe me rroga!

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin mbi shitblerjen e votës. Duke iu referuar shifrave, Meta ka denoncuar se këtë vit në administratën publike janë punësuar 10 mijë persona më shumë. Tejet i shqetësuar, ai shprehet se punësimi i tyre është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor të 25 prillit. Presidenti thotë se këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike. Meta e mbyll mesazhin e tij se 25 prilli është referendum popullor kundër ‘FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve’.

Statusi

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT!

Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.

Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.

Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *