Kishte “paketuar” 5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Himarë

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Himarës paso është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi F.I, banues në Vlorë kishte “paketuar” në makinën e tij 5 emigrantë të paligjshëm që kishin hyrë në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– F. I., 34 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi F. I. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *