Dy vite nga vdekja e bashkëshortit, Rita Petro: E hapur për dashuri të reja

Shkrimtarja dhe poetja Rita Petro ka folur në lidhje me jetën e saj private pas humbjes së bashkëshortit të saj Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë dy vite më parë.

Ajo është shprehur se tashmë është mësuar të jetojë më këtë dhimbje dhe boshllëk që i ka lënë ai.

Sa i përket të ardhmes dhe dashurive të reja ajo i ka hapur dyert për këtë ndjenjë të bukur, në çdo lloj forme.

Në fund të fundit ne kemi ardhur në këtë jetë dhe rrugëtimin e kemi vetëm, përveç “aksidenteve” që mund të ndodhin bashkë. Jemi në një rrugëtim vetëm. Mund të ngjitemi në rrugën që rrallë shkohet. Është rruga e ngritjes shpirtërore, ngjitemi dyshe dhe janë një fat i madh njerëzit që takojmë. Me thënë të drejtën jeta ime ka qenë gjithnjë e mbushur, siç ka qenë dhe jeta e partnerit tim. Prandaj kemi qenë dy njerëz që kemi ndenjur bashkë se kemi dashur të rrimë bashkë, jo sepse kemi krijuar lidhje varësie.

Ne kemi qenë të pavarur dhe unë nuk kam ndjerë atë pjesë që ndonjëherë ndjejnë gratë dhe burrat, që më humbjen e partnerit jeta e tyre merr fund. Sepse është krijuar si lidhje varësie. Në momentin që je një person i lirë atëherë normalisht jeta për ty vazhdon. Normalisht gjithë dyert janë të hapura kundrejt dashurisë se sa lloji i dashurisë. Të gjitha llojet e dashurisë janë të mirë se ardhura derisa të kemi jetën, sepse në fund të fundit është një energji që e kemi brenda vetës,” tha Rita Petro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *