Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, që i përket krahut të “Rithemelimit” foli për zhvillimet e fundit brenda partisë.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Paloka komentoi edhe platformën e prezantuar kryetari i grupit të PD Enkelejd Alibeaj.
“Ka vetëm një PD. Nuk ka një PD tonën dhe një të Alibeajt, tashmë është e vendosur me vendim gjykate meqë këta e donin edhe me vulën e gjykatën. Apelimi është thjeshtë një farsë, nuk ka të drejtë të apelojë, sepse nuk është një vendim gjyqësor ku janë përplasur të dyja palët. 11 dhjetori nuk e njeh më 18 dhjetorin e tyre”, u shpreh Paloka.
Pjesë nga biseda në studio:
Cila mund të ishte zgjidhja e bashkimit? Nëse Berisha do të jetë në krye të PD do të ndërpriten marrëdhëniet me SHBA?
Paloka: Për rastin e sotëm, a dini t’i këtë thënë njeri Ramës se do të ndërpriten marrëdhëniet. Rama bën si do vetë, kur i leverdis mban një qëndrim, kur nuk i leverdis nuk mban qëndrim… Kur kanë thënë se do të ndërpresin marrëdhëniet me PD, a po ja ndërpresin edhe Ramës…Unë tani pyes siç ju tha Lulzim Bashës nëse nuk përjashton Berishën, a ju tha Ramës një gjë e tillë dhe nëse nuk ju tha përse? Pra këtu dalim tek çështja se gjithçka ndodhi me zotin Berisha ishte një lojë politike, pasojë e lobimeve të njerëzve që mbajnë Ramën në pushtet për t’i dhënë goditje jo Sali Berishës por PD. Duke futur më vonë Lulzim Bashën që arritën edhe qëllimin, një PD e përçarë, pra kjo ishte e gjitha. Për Berishën thonë se nuk e kemi në praktikë të japim prova. Pra kemi dy ndryshime të qarta. Non-grata është non-grata…Ngrirja e aseteve është një hap më tej…pra përveç non-gratas që nuk lejohet të shkosh në shtetin përkatës ke edhe sekuestrime…
Mund të ketë bashkim me zotin Berisha? Një PD në pushtet pa SHBA në krah, a është e mundur?
Paloka: Zoti Berisha është kryetar i grupit parlamentar sepse është zgjedhur më 25 prill si deputet i PD…Deputeti i zgjedhur nga në parti politike ka ai të drejtën të shpallë nëse do të jetë apo jo pjesë e një grupi parlamentar…
Ka vend që Berisha të bëjë një hap pas?
Paloka: Ata e bëjnë me qëllim se dua të zvarrisin PD dhe t’i mbajnë të përçarë sa të munden.