Shkodër/ Një i plagosur, por policia nuk gjen gëzhoja në vendngjarje, çfarë tha dëshmitari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së martës, ku pas të shtënave me armë në lagjen “Perash” ka mbetur i plagosur 28-vjeçari, Edis Rexha banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Ky është i riu i plagosur me armë zjarri në Shkodër
Ky është i riu i plagosur me armë zjarri në Shkodër

Policia thotë se në rrethana ende të paqarta,  Rexha është plagosur me armë zjarri në këmbë cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën, ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Policia është njoftuar për plagosjen e 28-vjeçarit nga Spitali Rajonal, pasi aty ka mbërritur i plagosuri Rexha i cili ishte qëlluar në gjurin e majtë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit edhe një person të dytë i cili ka dhënë detaje për vendin ku ka ndodhur ngjarja. Sipas dëshmitari i riu është qëlluar me armë automatike, por që në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë nga ana e policisë.

Ndërkohë që uniformat blu po bëjnë këqyrjen e kamerave për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *