Në orët e para të mëngjesit, kati i parë i një objekti në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët.
Mësohet se nga zjarri është shkrumbuar zyra e noterit Vasil Martini. Zjarrëfikësit kanë arritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, në mënyrë që ato të mos përhapeshin në bizneset e tjera që ndodheshin pranë.
Bëhet me dije në zyrat e noterië janë djegur dhe dokumente me vlerë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në qytet Lezhë, në ambientet e brendshme të zyrës noteriale në pronësi të shtetasit V.M. 56 vjeç, banues në Lezhë, ka rënë zjarr.
Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri.
Vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për përcaktimim e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.