Mëngjesin e sotëm një makinë është përfshirë nga flakët në lëvizje në Llogara.
Mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.K, ka marrë flakë rreth orës 07:00 për shkak të një defekti teknik, ndërsa shoferi ka arritur të dalë në kohë nga makina.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./Priza.al