Ngjarja e cila tronditi qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme, ngadalë po fillon të zbardhet plotësisht. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia arriti të indentifikonte autorin, por nuk e ka bërë të ditur emrin për arsye hetimore.
Identifikimi u bë i mundur nga kqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve në zonë si nga dëshmia e të plagosurit.
28-vjeçari Edis Reçaj, përballë grupit hetimor ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush është autori, i cili sipas tij ishte me kapuç të zi dhe i erdhi nga pas.
Dëshmia:
Një person me kapuç të zi në kokë më ka ardhur nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi. Nuk kam patur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje./Priza.al