Shumë të rinj janë të lidhur shumë pas telefonave inteligjentë, por një pjesë e tyre të lindur midis 1995 dhe 2010, distancohen nga “toksikët” dhe “obsesivët” TikTok dhe Instagram për të rifituar kontrollin e kohës së tyre.
Sipas një sondazhi të bërë në kohët e fundit nga banka e investimeve Piper Sandler, vetëm 22% e të anketuarve midis moshës 7 dhe 22 vjeç treguan Instagramin si rrejtin e tyre social me të preferuar, nga 31 që ishte në pranverën e vitit 2020.
“Kur e fshin, kupton se nuk ke nevojë për të”, tha 20-vjeçarja Gabriella Steinerman për New York Post, duke zbuluar se ajo hoqi dorë nga Instagrami dhe TikTok në 2019 dhe tha se lehtësimi që pasoi ishte pothuajse i menjëhershëm.
Rastësisht, sipas një raporti në Wall Street Journal vitin e kaluar, Facebook zbuloi se Instagrami është i keq për vajzat adoleshente dhe përkeqëson problemet në lidhje me imazhin e trupit, ankthin dhe depresionin, por kompania vlerëson se studimi i brendshëm është minimizuar.
Studenti 22-vjeçar i Penn State Pat Hamrick gjithashtu u largua nga Facebook dhe Instagram dy vjet më parë dhe thotë se vuri re një përmirësim të madh në disponimin e tij: “Më bëri të ndihem më mirë në jetën e përditshme, tani bëj gjërat e mia në mënyrën time”.
Më ‘luftarake’ është studentja e inxhinierisë kimike nga Kolumbia, Olivia Eriksson, 21 vjeç. Ajo tha se do të fshijë Instagramin për gjashtë muaj rresht. Megjithatë, shumë po braktisin gjithashtu TikTok (e preferuar më parë nga kjo gjeneratë).
Manny Srulowitz, 21 vjeç, tha se e kishte “shumë të lehtë për t’u fshirë” dhe tha se ishte i befasuar këndshëm kur zbuloi se shpenzimi më pak kohë në aplikacione nuk kishte një ndikim negativ në jetën e tij shoqërore.