VIDEO/ Priza.al publikoi pamjet, jepet masat për 3 të rinjtë që bënin namin me para false

Paraditen e sotme kanë dalë para Gjyaktës dhe janë lënë në burg 3 të rinjtë që bënin namim duke shkëmbyer para false në pikat e këmbimit valutor  në kryeqytet.

Një rast u bë publik nëpërmjet një videoje ekskluzive të Priza.al disa ditë më parë, kur një prej të rinjve, Vijard Kotori tentoi të thyente 2 mijë dollarë false në një pikë të këmbimit valutor, por u pikas nga punonjësja.

PJESË NGA BISEDA
Kotori: Ka njeri këtu? Si kalove?
Punonjësja: Mirë
Kotori: Po prisja..
Punonjësa: Ku shkon me këto? Këto janë false të gjitha
Kotori: Si false?
Punonjësja: Po janë false
Kotori: Je mirë?
Punonjësja: Ti sjell false në zyrën time dhe më thua a jam mirë unë?! Apo të lajmëroj policinë
Kotori: Ato janë marrë nga banka
Punonjësja: Këto janë marrë nga banka?
Kotori: Po!
Punonjësja: Ok ja e verifikojmë. Marr unë shefin dhe e shohim.
Kotori: A ka mundësi që të më japësh lekët mbrapsht?
Punonjësja: Jo sepse ti po më thua që unë nuk jam mirë. Pse i ke sjellë në zyrë këto false? (I numëron dhe dalin 20 prerje 100 dorëllarëshe) Bravo, 2 mijë dollar.

Në momentin kur punonjësja i bie telefonit të shefit, Kotori tenton ta mashtrojë bëni sikur flet në telefon dhe largohet nga pika e këmbimit valutor.

Përpara togave të zeza dy prej tyre dolën duke qeshur, ndërsa tjetri tentonte të mbulonte fytyrën për tu mos identifikuar nga kamerat.

Uniformat blu e vunë në pranga Kotorin dhe edhe bashkëpunëtorët e tij Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e “Falsifikimit të monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 dollarë. Sipas hetuesve tre të rinjtë kanë mashtruar me para false disa persona në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Elbasan.Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *