Paraditen e sotme kanë dalë para Gjyaktës dhe janë lënë në burg 3 të rinjtë që bënin namim duke shkëmbyer para false në pikat e këmbimit valutor në kryeqytet.
Një rast u bë publik nëpërmjet një videoje ekskluzive të Priza.al disa ditë më parë, kur një prej të rinjve, Vijard Kotori tentoi të thyente 2 mijë dollarë false në një pikë të këmbimit valutor, por u pikas nga punonjësja.
PJESË NGA BISEDA
Kotori: Ka njeri këtu? Si kalove?
Punonjësja: Mirë
Kotori: Po prisja..
Punonjësa: Ku shkon me këto? Këto janë false të gjitha
Kotori: Si false?
Punonjësja: Po janë false
Kotori: Je mirë?
Punonjësja: Ti sjell false në zyrën time dhe më thua a jam mirë unë?! Apo të lajmëroj policinë
Kotori: Ato janë marrë nga banka
Punonjësja: Këto janë marrë nga banka?
Kotori: Po!
Punonjësja: Ok ja e verifikojmë. Marr unë shefin dhe e shohim.
Kotori: A ka mundësi që të më japësh lekët mbrapsht?
Punonjësja: Jo sepse ti po më thua që unë nuk jam mirë. Pse i ke sjellë në zyrë këto false? (I numëron dhe dalin 20 prerje 100 dorëllarëshe) Bravo, 2 mijë dollar.
Në momentin kur punonjësja i bie telefonit të shefit, Kotori tenton ta mashtrojë bëni sikur flet në telefon dhe largohet nga pika e këmbimit valutor.
Përpara togave të zeza dy prej tyre dolën duke qeshur, ndërsa tjetri tentonte të mbulonte fytyrën për tu mos identifikuar nga kamerat.
Uniformat blu e vunë në pranga Kotorin dhe edhe bashkëpunëtorët e tij Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e “Falsifikimit të monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 dollarë. Sipas hetuesve tre të rinjtë kanë mashtruar me para false disa persona në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Elbasan.Priza.al