“Në fund të muajit mbyllen sportelet e dokumenteve”, Rama: Ja kur do të fillojnë të merren online

Me anë të një postimi në rrjetin social “facebook”, kryeministri Edi Rama ka njoftuar  se në 30 prill do të mbyllen të gjitha sportelet e shërbimeve të dokumentave dhe më 1 mars do të merren online.

Rama shkruan se me këtë, do t’i jepet një “shkelm vendimtr” korrupsionit, radhëve dhe zvarritjeve për të marrë dokumente shtetërore.

Kreu i qeverisë ka ndarë edhe një raport të Bankes Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila e liston Shqipërinë në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, nga vendi i 33 që mbante më parë.

Postimi:

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon

Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.”

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *