‘Po punon nga 12 orë në ditë, pa pushim’/ Divorci që po shkatërron financiarisht aktorin e famshëm hollivudian  

Për para nuk vuajnë vetëm të varfrit por edhe të masurit, madje edhe shumë të pasurit… Kjo është më e vërtetë kur njerëz të pasur dhe të famshëm kanë në krahë “kuçedra” ose “lubi” të harxhimit të parave.

Si, nuk e besoni?! Ajo çfarë po i ndodh aktualisht një prej DIV-ave të Hollywood-it, siç është Robert De Niro, është vërtetë për ta “mëshiruar”.

Aktori i njohur Robert De Niro dhe Grace Hightower, aktualisht po kalojnë një proces gjyqësor divorci që pretendohet se po e bën jetën e aktorit “të mjerueshme” dhe ndikon ndjeshëm në financat e tij.

Robert De Niro and Grace Hightower’s 21-Year Marriage: | PEOPLE.com

Grace shpenzon rreth 215,000 dollarë në muaj për rroba, bizhuteri dhe lukse të tjera në kartat e kreditit dhe rreth 160,000 dollarë në para, dhe për ta përballuar atë, aktori duhet të pranojë të gjitha rolet që i ofrohen.

“Z. De Niro është 77 vjeç, megjithëse e do punën e tij, ai nuk duhet të punojë aq shumë në një moshë të tillë. Ai punon 12 orë në ditë, pa pushim”,- tha avokati i De Niros.

“Robert i detyrohet taksave të shtetit dhe tarifa nga dy filmat e ardhshëm, ndaj do të shkojë ekskluzivisht për ato qëllime”,- vuri në dukje avokati.

Sidoqoftë, avokati i gruas së tij pretendon të kundërtën. Avokati i saj kujtoi se, De Niro, nuk kursen as në shpenzimet e tij.

Kështu që ai dyshohet se ai shkon në mëngjes me helikopter në aeroport dhe prej andej viziton miqtë e tij në Florida duke shkuar me aeroplan privat.

Image

20 vjet i martuar dhe Robert De Niro i dha fund martesës? Zbulohen arsyet

Robert De Niro mbetet 'trokë' nga beteja e divorcit: Ajo shpenzon $200 000 në muaj rroba - Ballkani.info

Koronavirusi dhe ish-gruaja, aktori i madh Robert de Niro drejt falimentimit

Robert de Niro në moment të vështirë, gruaja dhe Coronavirus mund ta çojnë drejt falimentimit - Lifestyle

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *