Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për mediat ku foli për krizën e energjisë në vend dhe akuzoi qeverinë se kjo krizë vjen si pasojë e vjedhjes dhe jo e luftës në Ukrainë, preku edhe çështjen e anijeve të marra me qira.
Qeveria shqiptare bëri të ditur pak javë më parë se do të marrë me qira dy anije, TEC-e lëvizëse, për prodhimin e energjisë elektrike.
Berisha tha se nuk është kundër tyre, por ata janë vendosur në vendin e gabuar, pasi rrezikojnë të kryejnë një krim mjedisor dhe do të dëmtojnë bregdetit e Vlorës. Kontrata nga ana e saj mbetet e dyshimtë pasi shkon diku te 70 milion euro vetëm mirëmbajtja dhe qiraja.
Pjesa nga fjala e Berishws:
Barxhet, nuk jam kundër në parim, por ta dyndësh Vlorën me barxhe mazuti, rrezikon të kryesh një krim të shumtuar mjedisor dhe të largosh turistët nga Vlora.
Ndaj edhe barxhet janë vendosur jo në vendin duhur, ndërsa ky hapet se po e lumturon Vlorën. Vlora është pjesë e një sistemi unik energjitik. Barxhet ,nuk themn që të mos ftohen, ndonëse kosto është më e larta sa i përket prodhimit të energjisë, por Vlora kërcënohet seriozisht, se sic më thonë po funskionojnë me mazut dhe ky është një problem i madh. /Priza.al