SPAK ka nxjerrë raportin vjetor për vitin 2021, ku sipas këtij të fundit më shumë se 400 autorizime të prokurorit për lejim përgjimesh(ndaj 1500 personave) janë firmosur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sakaq, në këtë raportin vjetor të kësaj strukture njoftohet se përgjatë vitit 2021, SPAK ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale. Ndër të tjera kjo veprimtari, deri më 1 Shtator të vitit 2021, është ndjekur nga 9-të Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit dhe 3 Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme.
“Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: 411 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi,1204 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat: 224 Vendime Lejim Përgjimi; 400 Vendime Vleftësimi; 580 Vendime Zgjatjeje”, shkruhet në raportin vjetor.
https://spak.al/wp-content/uploads/2022/04/Raporti-perfundimtar-SPAK-PDF.pdf
Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, për veprat penale nën hetim nga Prokuria e Posaçme, rezultojnë 1500 subjekte përgjimi (si autorë të dyshuar apo që kanë qenë në dijeni për veprat penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.